Shtëpia shitej për 1.3 milion – por kur blerësit panë brendinë e shtëpisë ikën menjëherë/FOTO

Një shtëpi me pesë dhoma gjumi në Middlesex ka dalë në treg për një çmim 1.3 milion £. Shtëpia ndodhej në një vend shumë miqësor dhe të qetë. Asht siq të gjithë e dëshirojm për familjet tona. Hapësira të ndritshme, një oborr spanjoll dhe kopsht të gjerë prapa.

Gjithçka tingëllon mjaft ideale.

Një blerës potencial i kësaj shtëpie pasi kishtë vizituar shtëpinë kishte bërë një postim në Twitter. Postimi mori me mijëra pëlqime. Përveç fotove të ngjitura në Twitter, postuesi Toby Davies kishte shkruar:

“Jam duke menduar ta blej këtë shtëpi, por nuk jam i sigurt që ka mjaftueshëm priza elektrike”.

Ndërsa fotot e shtëpisë nga pjesa e jashtme ishin mahnitëse, në kuzhinë dhe më në dhomën e ndenjes, u paraqiten shqetësimet e blerësit.

Në çdo mur ishin vendosur me dhjetëra priza elektrike. Kishte në numër të madh dhe në tavan, nën dritare. Ishin gjithandej. Nuk do ta keni problem për ta karikuar telefonin tuaj, shkruan Toby. Me një fjalë pronarët nuk kishin dëgjuar kurrë për adaptor me shumë prizë apo kabllo vazhduese. Me gjase njerëzit që ishin banor të kësaj shtëpie ishin shumë dembelë.

Në postimin e Toby-t kishte shumë komente qesharake:

“Mos ndoshta është ndonjë strofull e C.I.A-së kjo shtëpi?”

“Ja pse dritat e rrugës nuk punojnë?”

“Nuk ka mjaftueshëm priza elektrike.”

“Një shaka tjetër thoshte – Sa ka shkuar fatura e fundit e energjisë elektrike”.